Jens Hauge përflitet si “mall” shkëmbimi i Milanit për të siguruar Rodrigo de Polin e Udinezes.
Për situatën rreth tij ka folur vetë norvegjezi që nga grumbullimi me kombëtaren ka deklaruar:
“Mendoj për ‘Euro’-n e pastaj do të iki me pushime. Në kthim do të flasim me klubin. Unë dua të luftoj për formacionin, por nëse drejtuesit e mendojnë ndryshe, atëherë do ta diskutojmë sepse nuk dua të jem pjesë e ekipit vetëm për stërvitjet”. 22-vjeçari ka komentuar edhe sezonin me kuqezinjtë, duke vendosur theksin te rritja e tij individuale.
“Ka qenë një sezon i gjatë në të cilin kanë ndodhur shumë gjëra dhe ka pasur emocione.
Kur e mendoj se çfarë hapi kam hedhur në 12 muajt e fundit, atëherë ndihem jashtëzakonisht i kënaqur me sezonin dhe zgjedhjen që kam bërë”, ka shpjeguar Hauge për mikrofonat e “Sportmediaset”.