Hazard zgjedh paratë

Futboll

Hazard zgjedh paratë

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 15:22
Hazard zgjedh paratë

Eden Hazard iu është kundërpërgjigjur thashethemeve që sugjerojnë se ai mund të pozicionohet për një kthim te Chelsea. Ylli belg saktëson se nuk e sheh veten larg Real Madridit, edhe pse në dy sezone më këtë të fundit ka bërë një “vërrë në ujë”. Më shumë ka qenë i dëmtuar se sa ka luajtur, duke mos justifikuar asgjë nga 100 milionë eurot e transferimit nga Chelsea dhe pagën stratosferike që merr.

Duke diskutuar mbi të ardhmen e tij, Hazard nënvizoi: “Unë nuk e shoh veten larg Real Madridit. Kam tri vite në kontratën time dhe kur të jem 100 për qind do të jap më shumë pëe ekipin. E di mirë se çfarë duhet të bëj. Tani për tani jam i përqendruar tek Europiani, por më pas do të bëj gjëra të mëdha për Real Madridin”.

Në fakt, pyetja ngrihet: A do ta mbajë Hazardin me këtë produkt Real Madridi? Gjigandët e La Liga-s investuan shumë për të gjatë verës së vitit 2019, pasi e panë atë të luante shtatë vite me Blutë e Londrës. Ai ka qenë i kufizuar në vetëm 43 paraqitje për “Los Blancos”, me 5 gola të shënuar, me dëmtime të mërzitshme dhe tejet të rregullta, çka ka krijuar një situatë alarmante.

Këto fakte kanë nxitur spekulime për largimin e tij drejt “Stamford Bridge”, por vetë belgu mendon ndryshe: “Kam pasur një sezon shumë të pafat. Gjithmonë kam qenë një lojtar shumë i fortë kur kam pasur qëndrueshmëri. E di që jam afër nivelit tim më të mirë tani dhe shpresoj të mos lëndohem përsëri. Kam disa vite të mrekullueshme përpara”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat