Pas letrës së lamtumirës nga vetë futbollisti, klubi i Kastriotit ka dalë me një komunikatë zyrtare për të bërë të ditur largimin nga Kruja të futbollistit Patrik Bardhi.
Pas 3 sezonesh 23-vjeçari do të provojë një eksperiencë të re pasi ka mbyllur bashkëpunimin me klubin krutan. Për Bardhin po flitet gjithnjë e më tepër për një kalim te Kukësi sezonin e ardhshëm.
Njoftimi i Klubit:
Patrik Bardhi nuk është më lojtar i KS Kastrioti.
Klubi njofton se ka mbyllur me marrëveshje bashkpunimin me sulmuesin Patrik Bardhi, të cilin e falenderon për kontributin e dhënë në këto tri vite për fanelën e Kastriotit, dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierë.