Një ide e çmendur kaloi në mendjen e Erick Thohir. Indoneziani e ka pranuar se e ka menduar seriozisht riblerjen e Interi pasi “Neroazzurret” e fituan titullin kampion në Serie-A si dhe pas largimit të trajnerit Antonio Conte.
Në një intervistë me Deddy Corbuzier, manjati indonezian nuk e mohoi se kishte menduar për idenë e kthimit në komandën e klubit kampion italian, i cili tani po kalon një kohë të vështirë financiarisht, përcjellë KosovaPress.
"Tundimi" ishte, veçanërisht kur Interi fitoi skudeton dhe Conte u largua.
Sidoqoftë, sipas Erick Thohir, kjo është një lëvizje që nuk mund të lejohet si një ministër që ka për detyrë të ndihmojë ekonominë e vendit për të kapërcyer emergjencën e vendosur nga Covid-19:
"Unë mendoj se sot është e vështirë, pandemia është ende në progres natyrisht ", ka thënë ai.