Sot Kosova do të përballet me San Marinon në stadiumin “Fadil Vokrri”, takim ky që zhvillohet në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit qershor, shkruan Insporti. Para ndeshjes, ka folur drejtori sportiv i Kosovës, Muharrem Sahiti, i cili tha se Ujkani ka qenë zgjedhje e selektorit.
“Për ndeshjet e tjera kemi mundësine me zgjedh portierë të tjerë, selektori ka vendos ashtu, po në ndeshjet e tjera do të kemi edhe portierë të tjerë” – tha Sahiti.
Ndryshe, San Marino është një ndër kundërshtarët me të lehtë të mundshëm, teksa prej vitit 2019 nuk ka shënuar asnjë gold he është e fundit në ranglistën botërore të FIFAs.
Është ndeshja e 50’të e Kosovës që prej inkuadrimit në FIFA, 17 fitore, 10 barazime dhe 22 humbje.
Pas ndeshjes ndaj San Marinos, Kosova me datë 4 takohet me Maltën, për t’i zhvilluar edhe dy miqësore të tjera me datë 8 dhe 11, me Guinean dhe Gambinë.