Kreu i La Liga-s kërkon dënim maksimal

Futboll

Kreu i La Liga-s kërkon dënim maksimal

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 19:05
Kreu i La Liga-s kërkon dënim maksimal për “të pabindurit”

UEFA ka hapur një proces gjyqësor ndaj tre klubeve, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus me arsye se vazhdojnë ende të këmbëngulin në krijimin e Super Ligës dhe pritet që ndaj tyre të ndërmerren sanksione.

Për këtë çështje foli dhe kreu i La Liga-s, Javier Tebas i cili nuk ngurroi të kërcënonte tre klubet e pabindura se do të përjashtohen nga Liga e Kampionëve nëse vazhdojnë me këtë ide.

“Unë kam ndjesinë e qartë se UEFA do të përjashtojë Barcelonën, Real Madridin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve të ardhshëm. Ata duhet të kenë frikë sepse kanë acaruar shumë klube dhe institucione evropiane.

Unë nuk mendoj se mund të përballen me sanksione ekonomike, por dënimi për ta ndoshta do të jetë mosregjistrimi në edicionin tjetër të Ligës së Kampionëve. Për shkak të situatës që është ngritur, unë kam zhvilluar këtë ide dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”, e mbylli fjalën e tij Tebas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat