‘Dardanët’ janë nikoqir të San Marinos në stadiumin “Fadil Vokrri”, takim ky që po zhvillohet në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit qershor, shkruan Insporti.
Në këtë miqësore mungon Florent Hadergjonaj, i cili nuk është ftuar për shkak të një lëndimi.
“Më vjen keq që nuk jam sot në fushë shkaku i lëndimit, por gjithmonë Forca Kosova”, ka shkruar Hadergjonaj.
Në vend të tij, si mbrojtës i djathtë është duke luajtur Bajhasani, i ftuar për herë të parë.