Futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski asistoi për Maqedoninë e Veriut, e cila barazon me rezultat 1:1 me Slloveninë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Arena Toshe Proeski” në Shkup.
Në minutën e 55-të, Elmas shënoi pas asistimit të Alioskit. Në minutën e 90+7, Crnigoj barazon rezultatin 1:1.
Visar Musliu e Ezgjan Alioski u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 27-të përkatësisht 37-të.
Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Egzon Bejtullai e Arijan Ademi luajtën titullarë për Maqedoninë e Veriut.
Egzon Bejzullai u zëvendësuan në minutën e 70-të, Ferhan Hasani u inkuadrua në minutën 82-të dhe Arijan Ademi u largua nga fusha në minutën e 82-të.