Ismet Munishi shpreh shqetësimin e tij me gjendjen që po kalon Vushtrria, e cila ka rënë në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.
Munishi ka kaluar periudhën më të mirë si trajner në Vushtrri, kur me Llamkos Kosovën dolën kampion në vitin 2014.
“Vushtrria, sot e disa vjet me parë me dha gjithçka, tifozeri të zjarrtë në ndeshje ku protagonist ishin ‘Forca’, shoqëri dhe shokë, marrëdhënie fantastike me lojtar dhe shume respekt nga ata dhe titullin e parë në karrierë si trajner.
Produkti i këtij suksesi është edhe talenti më i madh shqiptar Milot Rashica.
Faleminderit Vushtrri.
Edhe unë jam shumë i shqetësuar me gjendjen e klubit në të cilën gjendet dhe do të jem gjithmonë përkrah tifozërisë së zjarrtë ‘Forca’ dhe futbolldashësve vushtrrias .
Do ta keni përkrahjen time dhe respektin sa të jem gjallë”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në facebook.