Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka ‘shënjestruar’ mesfushorin e Sassuolos, Manuel Locatelli si transferimi i parë pas rikthimit te klubi italian.
Allegri dëshiron ndryshime në skuadër pas një sezoni të vështirë nën urdhrat e Andrea Pirlos dhe ai e njeh Locatellin pas kohës së tyre te AC Milan.
Në fakt, ishte Allegri që i dha shansin Locatellit të stërvitet me ekipin e parë kur ishte vetëm 16-vjeçar dhe italiani pastaj ëri 63 paraqitje për Milanin.
Sipas Daily Mail, Locatelli është në ‘radarin’ e Allegrit, ngase e sheh si pasuesi i Aaron Ramsey, ky i fundit pritet të largohet në verë.
23-vjeçari është në listën e Roberto Mancinit për Euro 2020 dhe shihet si një ndër yjet që do shkëlqejnë në vitet në vijim.
Interesim për italianin ka shprehur edhe Manchester City.