Samuel Umtiti nuk është më i preferuar te “Blaugranët”.
Sipas mediave katalunase, drejtuesit e Barcelonës i kanë kërkuar Umtitit që të kërkojë skuadër të re për sezonin e ardhshëm.
Pas transferimit të Eric Garcias si futbollist i lirë nga Man City, duket se për Samuel Umtitin nuk ka më vend në skuadrën e Barçës.
Umtiti këtë sezon ka zhvilluar 15 paraqitje me Barcelonën në të gjitha garat.
27- vjeçari, është pjesë e klubit spanjoll që nga viti 2016, kur erdhi nga Lyoni.