Serxho Aguero i është bashkuar kombëtares së Argjentinës dhe ka takuar Lionel Mesin, i cili do të jetë gjithashtu shoku i tij edhe me Barcelonën. Sulmuesi më i ri i katalanasve ka folur për të ardhmen e Leos dhe shpreson që ai të qëndrojë në Katalonjë.
“Sigurisht që do të më pëlqente. Unë besoj që do të qëndrojë, por është vendimi i tij. Leo është mjaftueshëm i rritur për të marrë vendimet e duhura për karrierën dhe jetën e tij. Unë jam shumë i lumtur që do të jem në kombëtare për të bërë më të mirën”, ka thënë Aguero.
Mediat angleze gjithashtu kanë raportuar se ish-lojtari i Sitit ka bërë dhurata për të gjithë shokët e skuadrës, në kuotën 60 mijë paundë.
Ai gjithashtu ka vendosur që të bëjë një short për makinën e tij. Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja për të, pasi transferimi mund të dështonte. Përpara nisjes, drejtuesit i kishin thënë që të mos e zyrtarizonin deri sa të zgjidhej trajneri. Aguero njoftoi agjentët që t’i gjenin një tjetër skuadër, por Laporta zgjidhi gjithçka.