Tare dhe Lotito mendojnë goditjen e dyfishtë

Futboll

Tare dhe Lotito mendojnë goditjen e dyfishtë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 11:25
Tare dhe Lotito mendojnë goditjen e dyfishtë

Fundi i sezonit ka hedhur menjëherë në merkato klubin e Lacios. Largimi i Inzagit ka sjellë një detyrë të re për Igli Taren dhe Klaudio Lotiton, të cilët kanë nisur nga puna për të gjetur trajnerin e ri. Kandidati kryesor është Mauricion Sarri, por bisedimet me të po zgjasin shumë, duke bërë që dyshja e bardhebluve të mendojnë për një plan B.

Lotito mendon të sjellë në kryeqytet trajnerin që fitoi Serie B me Empolin, Alesio Dionisin. Negociatat janë intensifikuar kohët e fundit, ndërsa mësohet se Dionisi ka qenë në zyrat e klubit të hënën për të diskutuar më tepër rreth mundësisë për një marrëveshje.

Por trajneri nuk do të jetë i vetmi që pritet të vijë nga Empoli. Bashkë me të mund ti bashkohet Lacios edhe talenit shqiptar, Nedim Bajrami, i cili shkëlqeu këtë sezon në Serie B. Kartoni i tij vlerësohet të jetë rreth 12 milionë euro dhe në kampin bardhekaltër janë gati ti shpenzojnë aq para për fantazistin shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat