PSG kërkon me ngulm që në këtë merkato të transferojë në Francë, Açraf Hakimin. Anësori ishte një nga më të mirët e Inter duke ndihmuar zikaltërit në suksesin e titullit.
Ndaj, edhe vëmendja për të është shtuar ndjeshëm. Ndërkohë, Inter që ka nevojë për të shitur dhe për të përmirësuar financat, ka vendosur edhe çmin e kartonit të marokenit.
Kështu, zikaltërit nuk e lirojnë mbrojtësin pa 70 milionë euro, por edhe disa bonuse në favorin e tyre.
Deri më tani, PSG ka arritur në kuotën e 60 milionë eurove dhe iu duhet edhe një tjetër sforco për të firmosur me objektivin e tyre madhor.