Sipas të gjitha gjasave, Simone Inzaghi do të jetët trajneri i ri i Interit.
Madje, “La Repubblica” raporton se ai do të zyrtarizohet nesër (e enjte) te “Nerazzurrët”.
45-vjeçari do ta zëvendësojë Antonio Conten, i cili ditë më parë vendosi të largohet nga “Guiseppe Meazza”.
Inzaghi thuhet se do të nënshkruajë kontratë të vlefshme me Interin për dy vjet.
Simone Inzaghi është trajner i Lazios që nga viti 2016. Para se ta merrte drejtimin e skuadrës së parë laciale, ai ka drejtuar edhe grupmoshat e reja të këtij klubi.