Sahiti: Lojtarët e Prishtinës mund të zëvendësohen sot me emra të rinj

Futboll

Sahiti: Lojtarët e Prishtinës mund të zëvendësohen sot me emra të rinj

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 12:11
Sahiti: Lojtarët e Prishtinës mund të zëvendësohen sot me emra të rinj

Drejtori i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka folur në lidhje me katër futbollistët që pritet t’i bashkohen Kosovës në vend të atyre të Prishtinës.

Skuadra e Prishtinës kishte bërë kërkesë që katër futbollistët e saj Gledi Mici, Endrit Krasniqi, Leonit Abazi dhe Lumbardh Dellova të mbeteshin në klub pasi Prishtina ka ndeshjet parakualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe kështu ata pritet të zëvendësohen nga katër futbollistë të tjerë.

Muharrem Sahiti për GazetaBlic Sport tha se selektori Challandes është duke analizuar disa futbollistë dhe pritet që vendimi i tij natyrisht të merret sot.

“Mundësia e parë është që disa lojtarë që janë në  grumbullimin e parë të bashkohen edhe në grumbullimin e dytë. Një mundësi tjetër është të ftohen futbollistë nga Superliga”.

“Megjithatë, është provuar edhe për ndonjë emër të ri që ka potencial të bashkohet me ekipin kombëtar për këto ndeshje miqësore.

Trajneri do të publikojë emrat e rinj sot dhe kjo do të përfundojë brenda ditës“, tha Sahiti.

Kujtojmë që lista e dytë po bëhet gati për dy miqësoret që do të zhvillohen në Antali kundër Guinesë dhe Gambisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat