U befasua nga ftesa e Spanjës, sulmuesi: Po bëhesha gati për pushime!
Pablo Sarabia ishte surpriza e listës së trajnerit Luis Enrike për kampionatin Europian. Pavarësisht se sulmuesi i PSG-së nuk ka luajtur aq sa duhet, trajneri e mori sepse mund t’i japë disa mundësi për repartin e avancuar.
Vetë Sarabia thotë se u surprizua nga ftesa, por gjithashtu u lumturua shumë.
“Unë isha duke planifikuar pushimet bashkë me të fejuarën, por pastaj mora telefonatën e trajnerit Enrike. U gëzova shumë dhe po pres me padurim momentin që do të nisë kompeticioni. Kemi një grup të mirë futbollistësh dhe duam të bëjmë histori”, ka thënë sulmuesi Pablo Sarabia.