Caktohen qytet ku do të zhvillohet “Copa America 2021”!
Rio de Zhaneiro, Brasilia, Mato Groso dhe Goias, janë zgjedhur si qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e “Copa America 2021”, ndërsa stadiumet nuk janë caktuar ende.
Drejtuesit e CONMEBOL, ditë më parë njoftuan se turneu i Amerikës së Jugut do të zhvillohet në Brazil edhe pse fillimisht ishte vendosur të zhvillohet në Argjentinë dhe Kolumbi, por u ndryshua organizatori për shkak të situatës me koronavirus në Argjentinë, dhe trazirave të mundshme shoqërore në shtetin e Kolumbisë.
Ky do të jetë edicioni i dytë radhazi i “Copa America” që do të zhvillohet në Brazil.