Ish-lojtari i njohur holandez, Mark Van Bommel është zyrtarizuar ditën e sotme në krye të skuadrës gjermane të Volfsburg.
44-vjeçari, i cili në të kaluarën ka drejtuar skuadrën e PSV-së, tashmë është emëruar në krye të gjermanëve të Volfsburgut, ku do të marrë vendin e Glasner, i cili u emërua në krye të Aintraht Frankfurtit.
Volfsburgu zhvilloi një sezon shumë të mirë, teksa u rendit mes 4 më të mirave dhe për këtë arsye, në edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Kampioneve.
Van Bomel do të drejtojë një skuadër në Champions për herë të parë në karrierë.