Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni është lojtari më i shtrenjtë në klubin hungarez të Ferencvarosh, vlera e të cilit shkon 3 milionë euro.
Këtë fakt e ka bërë publik vet uebsajti i klubit hungarez, duke renditur 10 lojtarësh më të shtrenjtë të skuadrës, ku beratasi kryeson listën.
Sipas portalit “Transfermarket.com” Ferencvarosh vlen 32.1 milionë euro, gati 1/4 e kampionatit hungarez të futbollit i cili vlen 124.6 milionë euro. Kampionët e Hungarisë kanë një skuadër mjaft të mirë, por ajo që bie në sy është rritja e vlerës së Uzunit të cilin Ferencvarosh e sheh si “diamant”.
Me 12 realizime ne 26 ndeshje, vlera e sulmuesit të Kombëtares është rritur nga 2.2 milionë euro në 3 milionë duke kaluar shokun e skuadrës Tokmak Nguen i cili mbante vendin e parë me vlerë 2.8 milionë euro. Vlerën e 3 milionë eurove për herë të fundit e kishte arritur portieri i Kombëtares Hungareze, Nikolic Nemanja, në vitin 2020 teksa fronin tanimë e merr Myrto Uzuni.
Për sulmuesin beratas ka pasur oferte nga disa ekipe të njohura, por Ferencvarosh po shikon me kujdes situatën sepse nuk kërkon të humbë asnjë qindarkë nga ky transferim.
10 lojtarë më me vlerë të Ferencvarosh
Myrto Uzuni 3 milionë euro
Tokmak Nguen 2.8 milionë euro
Dibus Denes 2.5 milionë euro
Ihor Haratin 2.2 milionë euro
Aisa Laidouni 2 milionë euro
Oleksandër Zubkov 2 milionë euro
Miha Blaziç 2 milionë euro
Eldar Civic 1.5 milionë euro
Robert Mak 1,2 milionë euro
Frenk Boli 1.1 milionë euro