KF Ferizaj i zhytur në borxhe! A do të ia dalin aksionarët e ri?

Futboll

KF Ferizaj i zhytur në borxhe! A do të ia dalin aksionarët e ri?

Nga: Kemajl Goca Më: 2 qershor 2021 Në ora: 13:53
KF Ferizaj i zhytur në borxhe! A do të ia dalin aksionarët e ri?

Mbrëmë u dha lajmi se “klubi i futbollit Ferizaj është në duar të sigurta, bizneset më të fuqishme ferizajase, pronarë të rinj të klubit”!, kështu u shkrua në faqen e Komunës së Ferizajt. Situata nuk është ashtu siç po pretendojnë të gjithë, duke se puna është shumë keq brenda klubit!   

Flitet e përflitet se është një shqetësim tjetër brenda klubit! 

Flitet se klubi është i zhytur në borxhe! Askush e nuk e di shifrën e borxheve, por siç raportohet gjërat nuk janë mirë.

A do të ia dalin aksionarët e ri të klubit? A do ta përballojnë një situatë të tillë nëse del e vërtetë se janë të zhytur në borxhe.

A mund të shkaktojë probleme të reja kjo situatë në klubin që garon në Ligën e Parë dhe synon rikthimin në elitë e futbollit të Kosovës?

Çfarë mund të ndodhë në ditët e ardhshme? A do të ia dalin aksionarët e ri ta stabilizojnë klubin? Gjithçka do të shihet me kalimin e kohës.

Pyetja që shtrohet nga secili sportdashës, nëse del që vërtetë janë të zhytur në borxhe të mëdha, si do të reagojnë aksionarët e ri apo pronarët e ri? Këtu është dilema!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat