​Barça ia kërkon një favor të madh Liverpoolit për Coutinhon

Futboll

​Barça ia kërkon një favor të madh Liverpoolit për Coutinhon

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 16:57
Philippe Coutinho

Barcelona raportohet se i ka propozuar Philippe Coutinhos një rikthim te Liverpooli për ta shlyer pjesën e mbetur të borxhit.

Braziliani iu bashkua Barcelonës në vitin 2018 në një marrëveshje prej 142 milionë funteve dhe deri më tani janë paguar 105 milionë kurse pjesa tjetër duhet të bëhet në vazhdim.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS” presidenti i Barcelonës ka propozuar rikthimin e Barçës duke e parë këtë si një mundësi të mirë për të dy skuadrat që të arrijnë një marrëveshje.

Barcelona është duke ndjekur një rrugë për blerje me kosto zero në mënyrë që të mos rëndohen financat e klubit dhe ata po shohin mundësinë që as këto 40 milionë funte të mos paguhen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat