Kampioni i ri i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija nga Tetova, zyrtarisht do t’i fillojë përgatitjet nesër (në orën 09:00 të mëngjesit).
Skuadra shqiptare përgatitet për garat kualifikuese në Champions League.
Shkendija synon t’i përmbushë qëllimet e saja dhe të kalojë sa më lartë në garat evropiane.
Sa i përket përforcimeve, ‘Sportmedia’ zbulon se Angelce Timovski së bashku me Sabit Bilali do të paraqiten nesër në Tetovë dhe do të promovohen zyrtarisht si përforcimet e para të verës.