Finalja e Kupës së Shqipërisë, Apolonia në protestë!
Apolonia me shumë gjasa do ta humbë finalen e Kupës së Shqipërisë për femra në tavolinë.
Kjo për shkak se klubi fierak, kërkoi që 2 lojtaret e dënuara në sfidën ndaj Juban Danjës, disa javë më farë, ta faleshin dhe të aktivizoheshin në finalen ndaj Vllaznisë, e planifikuar për t’u zhvilluar në orën 18:00, në “Elbasan Arena”.
“Panorama Sport”, mëson se kjo kërkesë nuk u mor për bazë nga FSHF dhe kësisoj, Apolonia nuk është paraqitur ende në Elbasan, dhe më shumë mundësi finalja e Kupës nuk do të luhet për shkak të bojkotit të skuadrës fierake.