Kampioni i Premier Ligës angleze dëshiron ta transferojë mbrojtësin spanjoll.
Skuadra angleze Manchester City ka filluar bisedimet me gjigantin katalunas Barcelonën, për të siguruar shërbimet e Sergi Robertos, raporton “Sport”.
29-vjeçarit ende nuk i është ofruar mundësia për të nënshkruar një kontratë të re me Barçën, ku kontrata aktuale e tij në “Camp Nou” skadon vitin e ardhshëm.
Thuhet se Roberto është i gatshëm që ta dëgjojë ofertën nga Manchester City, nëse Barcelona vendos të mos ia bëjë të qartë të ardhmen e tij.