Gjiganti anglez në garë për shërbimet e mbrojtësit anglez.
Manchester United ka ringjallur interesimin në mbrojtësin e krahut të djathtë të Atletico Madridit, Kieran Trippier, raporton “Manchester Evening News”.
“Djajtë e Kuq” ishin pranë transferimit të Trippier në afatin kalimtar në janar, por vendosën kundër për shkak se anglezi u suspendua nga futbolli për arsye të basteve.
Trippier për një kohë të gjatë është tifoz i Manchester United, dhe në aspektin e një kontrate verbale, thuhet se nuk do të jetë problem për kampin e Trippier.