Roma hap kuletën për Xhakën?

Futboll

Roma hap kuletën për Xhakën?

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 18:23
Roma hap kuletën për Xhakën?

Roma ka ofruar mundësinë e shkëmbimit me mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.

Sipas Gazzetta dello Sport, Arsenal ka kërkuar nga klubi italian të paguajë 17 milionë euro për transferimin e shqiptarit.

Roma synon ta mbyll marrëveshjen para kampionatit Evropian, duke marrë parasysh se çmimet e lojtarëve rritën kur kanë paraqitje të mira.

Deri me tani, Roma ka ofruar 13 milionë euro dhe ka dhuruar mundësinë e një lojtari plus para, duke ofruar Cengiz Under ose Amadou Diawara.

Under kaloi edicionin e kaluar huazim te Leicester, derisa Diawra ‘luftojë’ për pozitën bazë të Roma.

“Topçinjtë” ende nuk kanë kthyer përgjigje për këtë situatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat