Futbollistët Arben Tafa dhe Alush Gavazaj nuk janë pjesë e ekipit të Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, raporton media maqedone “sportmedia”.
Renova mbetet në elitën e futbollit të Maqedonisë, falë fitores me penallti në barazh ndaj Ohridit.
Synimi i skuadrës shqiptare është që të përforcohet për edicionin e ri.
“Tani, menaxhmenti do të mendojë se si dhe në çfarë mënyre do të hyjë në sezonin e ri, megjithatë do të jenë pa Tafën dhe Gavazajn”, shkruan më tej.