Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë sot miqësoren e parë para Evropianit 2020, ku pret Austrinë në stadiumin “Riverside” në qytetin e Middlesbrough.
Skuadra e Garreth Southgate e fillon Kampionatin Evropian me ndeshje kundër Kombëtares së Kroacisë, por fillimisht do të përgatitet me miqësoret kundër Austrisë dhe Rumanisë, përcjell KosovaPress.
Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Anglia ka pesë fitore dhe vetëm një humbje, kurse Kombëtarja e Austrisë ka arritur të regjistroj tre fitore, dy barazime dhe një humbje.
Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Kombëtarja e Anglisë (4-3-3): Pickford; Alexander-Arnold, Coady, Mings, Trippier; Bellingham, Rice, Grealish; Saka, Kane, Lingard
Kombëtarja e Austrisë (3-5-2): Bachmann; Dragovic, Hinteregger, Friedl; Lainer, Baumgartner, Laimer, Schlager, Alaba; Sabitzer, Kalajdzic
21:00 Anglia – Austira (Stadiumi Riverside)