Sulmuesi nga Kosova, Fatos Beqiraj, me Kombëtaren e Malit të Zi, sot luajtën baras (0:0) me Bosnjën dhe Hercegovinën, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Gërbavica” në Sarajevë.
Beqiraj u zëvendësua në minutën e 46-të, por që duhet veçuar mundësitë e mira të tija në pjesën e parë pikërisht në minutën e 34-të dhe në atë të 36-të, por reagojë me zgjuarsi mbrojtja e boshnjakëve.
Shqiptarët Kristian Vulaj dhe Adrian Rudoviq nuk u paraqitën asnjë minutë për Malin e Zi në këtë përballje.
Në përgjithësi u tregua lojë e mirë dhe me iniciativë të Bosnjës, por që sulmuesit e saj nuk u treguan konkret.