Lajme të mira për “Nerazzurët” ku sulmuesi belg dëshiron qëndrimin në “Giuseppe Meazza”.
Sulmuesi belg Romelu Lukaku ka thyer heshtjen mbi të ardhmen e tij, ku e ka konfirmuar se do të vazhdoj aventurën me kampionin e Serie A Interin, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Që prej transferimit nga Manchester United tek Interi, Lukaku ka bërë 95 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 64 gola dhe 16 asistime mbi emrin e tij, përcjell KosovaPress.
“Do të qëndroj tek Interi. Veçse kam biseduar me trajnerin e ri Inzaghin. Ndoshta nuk duhet ta them këtë ende, por ishte një bisedë tejet pozitive. Ndjehem shumë mirë tek Interi”, tha Lukaku për “VTM”.
Në sezonin 2020/21, Lukaku e ndihmoi Interin drejt titullit të Serie A, ku në 36 paraqitje është përfshirë në 34 gola, respektivisht në 24 gola dhe 10 asistime.