Kombëtarja e Gjermanisë u nda baras (1:1) me Danimarkën, në përballjen miqësore.
Dy golat u shënuan në periudhën e dytë të lojës.
Në minutën e 48-të, Neuhaus shënon nga afërsia për gjermanët. Ndërsa Poulsen shfrytëzoi mos reagimin si duhet të mbrojtjes gjermane, nga afërsia godet bukur dhe tund portën e Neuerit, 1:1 në minutën e 71-të.
Gjermania u angazhua deri në fund por nuk arritën të fitojnë këtë miiqësore.
Gjermanët synojnë që të janë në formën më të mirë para Kampionatit Evropian, që fillon me 11 qershor.