Lamtumira e Hakimit, Interi ka zëvendësuesin në shtëpi! Priten edhe dy rikthime nga huazimet

Futboll

Lamtumira e Hakimit, Interi ka zëvendësuesin në shtëpi! Priten edhe dy rikthime nga huazimet

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 00:34
Achraf Hakimi

Në hartën e lëvizjeve të Interit për sezonin e ardhshëm, Tuttosport kthehet të diskutojë mbi shitjen gjithnjë e më të mundshme të Achraf Hakimi te PSG, duke supozuar që parizienët të arrijnë të paktën 70 milion euro bashkë me bonuse.

Por cili do të ishte zëvendësuesi në rast lamtumire të marokenit?

Për gazetën, Interi mund ta ketë atë në shtëpi me ngritjen në detyrë duke bërë titullar Matteo Darmian.

Me kthimin e Lazaros nga huazimi i dytë radhazi, mund të garantohet një alternativë e vlefshme me cilësi padyshim shumë më sulmuese sesa ish-lojtari i Parma.

Natyrisht, duhet parë dhe se çfarë do të bëhet me Di Marco, që gjithashtu është ende në pronësi të Interit dhe pas sezonit të mirë te Verona mund të kthehet në bazë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat