Sulmuesi i Uellsit, Daniel James ka pranuar se lojtarët e Kombëtares së Francës kanë kërkuar nga arbitri Luis Godinho të mos e dërgojnë Neco Williamsin jashtë loje.
Williams u dërgua pas vetëm 26 minutave, kur rezultati ishte 0 – 0.
Mbrojtësi i Liverpoolit preku topin me dy duar në gjuajtjen e Karim Benzemas dhe pas rishikimit të VAR, arbitri akordoi penallti si dhe dërgoi me të kuq Williamsin.
James pas ndeshjes ka zbuluar se lojtarët francezë kanë kërkuar të mos e dërgojnë Williamsin jashtë loje.
“Nuk do flas për arbitrin, por është miqësore. Atij u deshën 10 minuta dhe pastaj vendosi se është e qartë. Nuk e di si është e qartë”.
“Ishte dy metra larg dhe nuk jam i sigurt nëse ishte penallti. Kemi thënë nëse jemi në pozitë natyrale dhe ai nuk mund të bëj asgjë nuk është penallti”.
“Edhe lojtarët e tyre thoshin: ‘mos e dërgoni jashtë’. Ti i jep dy gola me një penallti dhe një të kuq”, deklaroi ai.
Williams tani do humbas miqësoren ndaj Shqipërisë.