Mesfushori Miralem Pjanic dëshiron rikthimin në Itali me Juventus ose Inter të interesuar, ngase është i ‘dëshpëruar’ të largohet nga Barcelona.
31-vjeçari iu bashkua Barcelonës verën e kaluar në marrëveshje prej 60 milionë eurove me Arthur Melon në shkëmbim.
Ai ka bërë 30 paraqitje për blaugranasit, por është duke qëndruar në stol që nga arritja e Ronald Koemanit.
Me lajmet se Koeman do vazhdojë për një tjetër sezon, Catalunya Radio është i sigurt se Pjanic do dëshirojë largimin.
Rikthimi në Seria A shihet më i mundshmi, në formë huazimi ose shkëmbim.
Juve do ta mirëpres me rikthimin e Max Allegrit, por edhe Inter është në garë.