Argjentina do të kërkoj të triumfoj në Kupën e Amerikës, teksa trajneri Lionel Skaloni ka publikuar para disa ditëve edhe listën e lojtarëve të grumbulluar.
Binte në sy lënia jashtë e Paulo Dibalës, i cili në fakt për shkak dëmtimi ka qëndruar jashtë për pjesën më të madhe të sezonit. Edhe Skaloni e thekson këtë mangësi të sulmuesit të Juventus, ndërsa shton se ai e adhuron atë si lojtar.
“Nuk është askush më i keqardhur se unë, Dibala është një lojtar që e adhuroj. Por, kishim nevojë për lojtarë që të jenë gati, në formë të plotë. Dibala ka pasur një sezon të vështirë dhe dëmtimet e kanë penguar të luaj me vazhdimësi. Wshtë kthyer me shumë vonesë, ndër të tjera në një moment shumë delikat për Juventusin.
Nëse do të kisha mundësinë të merrja 26 lojtarë, do ta grumbulloja edhe Dibalën, por para një liste të ngushtuar dhe të komplikuar duhej të merrja këtë vendim. Por, kjo është vetëm një pauzë, vlerat e tij janë të padiskutueshme. Shpresoj që shpejtë të gjejë hapësira, të rigjejë formën dhe rëndësinë dhe të kthehet te ne”, u shpreh Skaloni.