Reja si dirigjent, kombëtarja si orkestër. Kuqezinjtë relaksohen me himnin kombëtar në Kardif!
Kombëtarja shqiptare ndodhet në Kardif, ku po stërvitet për miqësoren me kombëtaren e Uellsit.
Krahas seancave stërvitore në fushën e blertë, trajneri Edy Reja ka menduar edhe si t’i relaksojë kuqezinjtë, që vijnë pas një sezoni të gjatë e të ngjeshur, tejet të frustruar nga pandemia e Covid-19.
Sikurse duket edhe në videon e shpërndarë nga FSHF, kombëtarja ka marrë rolin e një kori orkestre, me dirigjent trajnerin Reja. Prova që duhet kaluar është këndimi i himnit kombëtar. Sukses i plotë i grupit kuqezi, bashkë me dirigjentin Reja. Karikimi i duhur para përballjes me Uellsin, më 5 qershor, në “Cardiff City Stadium”, ora 17:00.