Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka lënë pas sfidën me Slloveninë dhe tani është gati që të sfidojë Kazakistanin, në takimin e fundit miqësor para debutimit në Kampionatin Evropian. Trajneri Igor Angellovski
Igor Angellovski, trajner i Maqedonisë, tha: “Këtë ndeshje do të shfrytëzojë si stërvitje. Është një kundërshtarë i fortë që luajti me Ukrainën 1-1. Do të paraqitemi me një ekip të përzier por jo edhe aq shumë. Ata që janë të lënduar do të pushojnë, dhe të tjerët do të jenë kandidat për 11-en e parë. Hasani do të pushojë për shkak të lëndimit. Presim që të kalojë edhe izolimi i Enis Bardhit, i cili nga sot vazhdon me stërvitjet individuale, deri në momentin e marjes së testit negativ.”
Elif Elmas, futbollist i Maqedonisë: “Besojë se edhe nesër publiku do të na jep përkrahje si në sfidën me Slloveninë.
Pres një ndeshje të fortë dhe në të cilin do të shënojmë fitore dhe të gëzojmë tifozët tanë. Kemi eksperiencë dhe besojë se do të japim maksimumin në Kampionatin Evropian. “
Përballja miqësore në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kazakistanit, do të zhvillohet të premtën, në stadiumin “Todor Proeski” në orën 18.00.