Kosova U21 po vazhdon përgatitjet

Futboll

Kosova U21 po vazhdon përgatitjet

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 15:20
Kosova U21 po vazhdon përgatitjet

Përfaqësuesja e Kosovës U21 sot do të përballet në ndeshjen miqësore kundër Sport Club “Gjilani”.

Kjo ndeshje do t’i shërbejë trajnerit të Kosovës, Michael Nees, që të përgatitet sa më mirë për ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2023. Gjithashtu, edhe kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, do ketë mundësi t’i shikojë futbollistët e rinj të klubit të tij se në çfarë forme janë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 17:30.

Kujtojmë se Kosova U21 ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian do ta zhvillojë ndaj Andorrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat