Marota refuzon 50 mln euro nga Atletiko Ashraf Hakimi duket se do të jetë sakrifica e vetme e Interit në merkato.
Një shitje në vlerën 60- 70 milionë euro e marokenit do ta bënte më të qetë klubin që nuk do të duhej të shiste askënd tjetër.
Sidoqoftë, duke përfituar nga gjendja delikate ekonomike e zikaltërve, ka nga ato ekipe që u afrohen xhevahirëve që sapo u shpallën kampionë të Italisë.
Oferta e fundit në duart e Marotës ka qenë ajo e Atletikos së Madridit. Kampionët e Spanjës ofrojnë 50 milionë euro për Lautaro Martinezin i cili pëlqehet shumë nga trajneri Simeone.
Ky propozim është cilësuar si i papranueshëm nga drejtuesit e Interit, të cilët mund të vihen në vështirësi për të refuzuar vetëm nëse për Lautaron vijnë oferta me 9 shifra.