Tashmë nuk ka më dyshime, zbulimi i pak ditëve më pare nga ‘’PanoramaSport’’ u konkretizua.
Erald Çinari do të jetë futbollist i skuadrës turke të Samsunsporit.
Sulmuesi shkodran ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me një vit të drejtë rinovimi teksa detaje të tjera priten në vazhdim.
Shkodrani largohet kështu pas 3 sezoneve te Partizani ku arriti të jetë një ndër lojtarët kyç të demave të kuq.