Në një intervistë për ‘’Tuttomercatoweb’’, trajneri i Apolonisë, Fabricio Kamarata bëri një rrëfim të gjatë për futbollin italian ku është aktivizuar si futbollist, ndërkohë ju përgjigj dhe një pyetje në lidhje me futbollin shqiptar.
Kamarat u shpreh se përvoja tek Apolonia ishte e bukur dhe tërheqëse dhe e cilësoi nivelin e kampionatit shqiptar të futbollit së mesatar.
“Ishte një përvojë e bukur dhe tërheqëse, jam i lumtur që e kam bërë. Tani le të shohim për të ardhmen.
Duhet thënë se kampionati shqiptar është i një niveli të mirë, ka shumë lojtarë që kanë cilësi teknike dhe uri për të luajtur futboll.
Ata e kanë si synim dhe shumë prejt tyre mund të luajnë në Itali”, e mbylli fjalën e tij Kamarata i cili ishte i pafat pasi nuk arriti të shmangte dot rënien e Apolonisë nga kategoria.