Jurgen Klinsmann, ish-sulmues i Inter-it dhe ish-ylli kombëtares gjermane, ka folur në lidhje me Romelu Lukaku-n.
“Unë kam luajtur për Inter-in, është një nga skuadrat e mia të preferuara.
Flas për Lukaku-n çdo javë duke komentuar kampionatin italian për Amerikën”, ka thënë Klinsmann për Eleven Sports.
“Ajo që ka arritur me Inter-in është thjesht një çmenduri. Është bërë një nga ata, në Milano është një idhull tashmë”.