Ish-trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, që do të marrë drejtimin e Gjermanisë pas Euro 2020, ka zbuluar se i ka dërguar një mesazh trajnerit të ri të bavarezëve Julian Nagelsmann.
Për ish-trajnerin e Leipzig nuk do të jetë e lehtë të përsërisë ecurinë e fitoreve të paraardhësit të tij.
“Mendoj se Julian Nagelsmann do të argëtohet shumë me këtë skuadër sepse ka shumë cilësi dhe një mentalitet të madh. I kam shkruar edhe këtë në mesazhin që i kam dërguar”, ka thënë Flick në një intervistë të dhënë për revistën zyrtare të Bayern.
Nën drejtimin e Flick, Bayern ka fituar dy herë Bundesliga-n dhe një herë Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën, Champions League, Superkupën e UEFA-s dhe Botërorin për klube.