Juventus nuk konsideron ta humbas sulmuesin Paulo Dybala dhe ka përgatitur ofertë për ta mbajtur gjatë verës.
Kur gjithçka mendohej se kishte përfunduar, arritja e Massimiliano Allegrit ka qenë çelësi që bordi i sportit të rimendojë situatën e lojtarit.
Sipas mediave italiane, Juventus do bëjë ofertë me 10 milionë euro për edicion.
Momentalisht lojtari fiton 7.3 milionë euro, andaj kjo ofertë është më e lartë.
Federico Cherubini, drejtori sportiv planifikon takim me lojtarin dhe shpreson ta bind me ofertë të re.
Është konfirmuar se Atletico Madrid shihet si klubi më i interesuar për shërbimet e argjentinasit.