Ismet Sejdiu, gjyqtar i gjeneratës së sakrificës, u vra nga milicia dhe paramilitarët serb në muaj prill të vitit 1999.
Ai ka qenë prej gjyqtarëve më të mirë të futbollit në Republikën e Kosovës.
Për punën dhe sakrificën e Ismet Sejdiut, dje doli për herë të parë filmi dokumentar, që padyshim zgjoi interesim të madh por edhe emocione të mëdha. Djali i tij, Fisnik Sejdiu, emocionon me disa fjalë për babain e tij.
“Baba, ti si Ismet Sejdiu, dje na bashkove siç tha i madhi z. Mentor Mripa, me një qëllim të vetëm dhe të thjeshtë ‘Ëndrra e referit’, pra lirinë të cilën ne e gëzojnë sot.
Të 'faleminderit shumë, se me të vërtetë dje i pashë ata shokë, kolegët dhe miqtë e vërtetë që të çmojnë ty, dhe na respektojnë neve si familje me prezencën e tyre gjithmonë”, ka shkruar Fisnik Sejdiu.