Zvicra sot në orën 18.00 do të ndeshet me Liechtensteinin, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian në futboll.
Kjo miqësore është e mirëseardhur për selektorin e Zvicrës, Vladimir Petkoviç.
Zviceranët paraqiten me dy shqiptarë standardë, Xherdan Shaqirin dhe Admir Mehmedin.
Ndeshja luhet në stadiumin “Kybunpark” në St. Gallen. Zvicra është favorite e madhe në këtë miqësore luksi.