Ashtu siç edhe është folur pak ditë më parë, tashmë është zyrtare dhe Partizani, duke nisur që nga sot nuk do të ketë më të vetin një nga lojtarët e dalluar.
Erald Çinari do të jetë futbollist i skuadrës turke të Samsunsporit.
Sulmuesi shkodran ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me një vit të drejtë rinovimi teksa detaje të tjera priten në vazhdim.
Klubi turk ka bërë edhe publikimin e zyrtarizimit të sulmuesit shkodran, ndërsa duhet theksuar se janë vënë në ndjekje edhe të të tjerë lojtarëve nga Superiorja jonë, të cilët edhe i kanë pikasur...