Ferhan Hasani është shumë i pafat sa u takon dëmtimeve. Mesfushori i Partizanit është grumbulluar me kombëtaren e Maqedonisë për sfidat miqësore para Europianit.
Në sfidën e parë kundër Sllovenisë, “Buba” u aktivizua vetëm në minutën e 82-të. Edhe pse luajti 8 minuta, fantazisti është dëmtuar pas një përplasje, duke u lënduar në hundë. Situata nuk duket e mirë për Hasanin që po pret përgjigje nga skaneri i stafit mjekësor për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.
Lëndimin e fantazistit 30-vjeçar e konfirmoi edhe trajneri i Maqedonisë, Angelovski, i cili u shpreh: “Hasani aktualisht është duke u skanuar nga ekipi mjekësor, pasi mori një goditje në hundë. Të shpresojmë që nuk është një dëmtim i rrezikshëm.
Të gjithë futbollistët tjerë, luajtën mirë dhe janë në gjendje të mirë fizike”.