Padyshim, Brahim Diaz është një nga protagonistët e Milanit këtë sezon.
Sulmuesi spanjoll, pas huazimit në Milano, do të kthehet te Real Madrid por mund të rikthehet menjëherë mbrapsht.
Sipas Marca, pavarësisht se trajneri i ri i ‘Blancos’ Carlo Ancelotti do të vlerësojë lojtarin në grumbullim, spanjolli me origjinë marokene nuk figuron në planet e klubit të Madridit dhe për këtë arsye mund të kthehet te Milani për të vazhduar atë që nisi përpara një viti.
Në fakt, duhet theksuar se Brahim Diaz është i dashuruar me Milanin dhe e ndjen kualifikimin në Champions edhe në lëkurën e tij.